Të rigjenerosh dhe ripërdorësh asfaltin e frezuar? Tani është e mundur!

Riciklues Asfalti

Çdo vit në Itali ka një prodhim të asfaltit të frezuar prej rreth dhjetë milion ton, një material ky “i konsideruar” inert, prandaj edhe i nënshtrohet deponimit në landfill.

Megjithatë, rimëkëmbja e tij, ashtu siç ndodh tashmë në shumicën e vendeve evropiane, mund të garantojë kursime prej 500 milionë euro në vit, një vlerë që i referohet vetëm zëvendësimit të asfaltit të ri me asfaltin e rigjeneruar duke përjashtuar kostot për deponim. Duhet gjithashtu të theksohet se ky kursim në terma ekonomik, rezulton edhe në kursim në aspektin mjedisor, pasi do të reduktohej ekuivalenti i emetimeve të gjeneruara nga 300 mijë kamionë ose tre rafineri të mesme.

B&T Constructions vazhdimisht promovon interesin e saj për një sistem ekologjik, të qëndrueshëm e me ndikim zero në mjedis në sektorin e riciklimit të asfaltit.

Me këtë mbështetje ajo hyn në terren me një makinë revolucionare, KM T-2: e cila lejon rigjenerimin dhe riciklimin e asfaltit të frezuar ose të copëtuar, duke rezultuar në një asfalt të përkryer të përpunueshëm dhe konform standardeve, me një reduktim të kostove të barabarta me 1/4 e kostos që duhet për prodhimin e asfaltit në fabrikë.

Duke ndjekur rrjedhën e sipërme, përpiqemi të japim një shpjegim në lidhje me asfaltin e “Frezuar” të lartpërmendur.

Termi “asfalt i frezuar” i referohet konglomeratit bituminoz të rikuperuar nga frezimi i shtresave rrugore, i cili mund të përdoret si material përbërës për përzierjet bituminoze të prodhuara në një termocentral të nxehtë” (citimet e marra nga standardi teknik UNI EN 13108- 8). Asfalti i Frezuar është një material 100% i riciklueshëm dhe është e nevojshme të nxisim dhe inkurajojmë ripërdorimin e tij, duke arritur nivelet e regjistruara në Gjermani dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian, ku ka një ripërdorim të asfaltit të ricikluar të barabartë me 90%.

Në Itali, një ndërhyrje e parë në favor të kësaj teme u propozua nga partnerët tanë TS Asfalti, të cilët importojnë makinat nga Shteteve e Bashkuara me teknologjitë më të fundit që mund të rrisin nivelet e produktivitetit të riciklimit të asfaltit në vend, duke kursyer kohë dhe para për administratat publike (e mbi të gjitha duke lehtësuar xhepat e taksapaguesve).

konglomerat bituminoz

Falë përmirësimeve të bëra nga implementimet e fundit, Ricikluesi i Asfaltit KM T-2 është në gjendje të prodhojë asfalt të ri nga materiale të riciklueshme të frezuara ose në copa, falë një depozite të madhe dhe rezistente çeliku me akses të lehtë. Makineria do të “centrifugojë” asfaltin e frezuar që furnizon ngrohjen indirekte, të prodhuar nga një ndezës i ricikluar i asfaltit të frezuar posaçërisht për këtë përdorim, i cili lejon që materiali të kthehet në temperaturë të punueshme (nga 133°C në 175°C), në një shpejtësi që eliminon rrezikun e djegies ose nxehjes së tepërt të asfaltit. Rezultati është asfalt i ri në më pak se gjysmë ore, i përsosur, i përpunueshëm dhe i përdorshëm në vend, duke ulur në të njëjtën kohë kostot për transportin e mbetjeve të grumbulluara dhe transportin e asfaltit të ri në vendin e ndërhyrjes.

Centrifugë rezistente çeliku

Makineria është projektuar dhe realizuar qëllimisht me leva ngritëse brënda mureve të tamburit rrotullues në mënyrë të tillë që të garantojë përzierjen e saktë të asfaltit përgjatë ngrohjes. Për më tepër, këto prerje çeliku të ngurta lejojnë nxjerrjen e lehtë, të shpejtë dhe të saktë të konglomeratit bituminoz (kur ai ka arritur temperaturën e përdorshme), në një Hot Box ose direkt në rrugë, apo në një gropë ose në zonën që duhet riparuar. Ricikluesi i Asfaltit KM-T2 riciklon deri në 4 ton asfalt të frezuar çdo orë, qoftë i copëzuar ose i thyer, dhe në sajë të shtimit të një zgjidhje të veçantë agregimi të quajtur AC (Asphalt Cement) lidhja do të “rigjenerohet” dhe produkti mund të nxehet në temperaturën e posaçme për ri-përdorim. Gjëja më e rëndësishme për të kujtuar është se “receta” mund të personalizohet ose të përshtatet (p.sh. ngjyrues asfalti) sipas nevojës.

Gjithashtu duhet nënvizuar se KM T-2 është mbrojtës i ambientit: përdorimi i kësaj makinerie mënjanon krijimin e një kantieri të prodhimit të asfaltit duke ulur konsumin e energjisë, ndotjen e ambientit dhe të materialit bazë si bitumi dhe zhavorri (të cilat nuk do të duhet të përpunohen me kursime të mëtejshme). Mund të riciklohet “në vënd” asfalti ekzistues, pa qënë nevoja të dërgohet materiali në vend-depozitim.

 

Për më shumë informacione mos hezitoni të na kontaktoni.
Dott. Francesco Saggio Tambone
Postuar nga Migena Binjaku
Tel: +355 698009222
e-Mail: info@betconstructions.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *