Rregullues gropash infrared – Teknologji inovative e afirmuar nga KM International – TS Asfalti – B&T Constructions.
Asfalti është material i cili i nënshtrohet një konsumimi të përditshëm, gërvishtjeve dhe agjentëve atmosferikë. Ndaj, kujdesi dhe mirëmbajtja e tij janë të domosdoshme për të shmangur përkeqësimin e zonës që i nënshtrohet dështimit, gjë që mund të ndikojë në sigurinë e shoferëve, motoçiklistëve dhe këmbësorëve. Është përgjegjësi e administratës publike që të sigurojë rregullin dhe ndërhyrjet për riparimin e sipërfaqes rrugore. Por është përgjegjësi e jona të nxjerrim në pah ekzistencën e një makinerie mirëmbajtjeje, e cila përdor teknologjinë infrared për riparimin e gropave të rrugëve, mbulesave të kanalizimeve dhe pusetave në mënyrë efektive – në vetëm 7-10 minuta për ndërhyrje – rigjenerim dhe ripërdorim i asfaltit ekzistues – në mënyrë permanente – metodë e quajtur caldo/caldo e cila lejon çimentimin e skajeve të jashtme dhe rigjenerimin e asfaltit.
Metoda tradicionale për riparimin e asfaltit përfshin përdorimin e një freze për heqjen e sipërfaqes së vjetër të rrugës, duke kërkuar një impenjim të madh në kohë, më shumë pajisje dhe më shumë punëtori për të kryer një riparim themelor, i cili e lë zonën e ndërhyrjes me një linjë shkëputjeje “të ftohtë” rreth perimetrit të riparimit. Kjo linjë e shkëputjes është shumë e ndjeshme dhe e prirur për dëme të shkaktuara nga depërtimi i ujit dhe “ngrirja/shkrirja”.
Metoda e propozuar nga TS Asfalti dhe B&T Constructions përfshin përdorimin e një makinerie rregulluese gropash infrared (2-16 Lb, 2-18 Lb etj…) e cila nxeh asfaltin ekzistues mbi dhe rreth zonës së riparimit në 150°C duke vepruar vetëm në përzierjen e bitumit (temperaturë kjo e njëjtë me asfaltin e sapo prodhuar): në këtë temperaturë të lartë asfalti i zbutur mund të ripunohet lehtësisht – riciklohet – rinovohet me një krehër, duke lënë një “kornizë” të jashtme prej disa centimetrash për të krijuar një izolim caldo/caldo. Këshillohet përzierja e një agjenti rinovimi (emulsioni) për të riaktivizuar lidhjen e asfaltit të vjetër dhe më pas mund të shtohet asfalt i ri apo i ricikluar në zona shumë të dëmtuara. Asfalti i ri mbahet në një temperaturë të përpunueshme brenda Termokontenitorit HotBox.
Kjo gjë mundëson një ulje të konsiderueshme të kostos për shkak të zvogëlimit të sasisë së lëndës së parë të kërkuar, në sajë të rigjenerimit dhe ripërdorimit të saj nga Ngrohësi infrared, si dhe eleminimin e mbetjeve, pasi rigjenerimi i asfaltit ekzistues planifikohet nga metoda inovative Caldo/Caldo.
Rekomandojmë vëzhgimin e përmbajtjeve tona multimediale në: YouTube