B&T Constructions ka disa kategori të makinerive të riciklimit të asfaltit dhe mirëmbajtjes së rrugëve:
– Ngrohësi Infrared i Asfaltit : Ngrohësit infrared sigurojnë nxehjen e asfaltit ekzistues mbi dhe rreth zonës së riparimit mbi 150 ° C (e njëjta temperaturë me asfaltin e sapo prodhuar): në këtë temperaturë të lartë asfalti i zbutur mund të ripërpunohen. Pasi nxehet vazhdohet me riparimin: asfalti i vjetër do të punohet me një krëhër, duke lënë një “kornizë” të jashtme prej disa centimetrash për të krijuar një zonë të quajtur Caldo/Caldo. Për zonat e dëmtuara rëndë proçedohet me shtesa të vogla të asfaltit të ri, të mbajtur në një temperaturë që mund të punohet nëpërmjet Termokontenitorit tonë HotBox.
– Ngrohësi Infrared HotBox
Termokontenitorët HotBox kryejnë funksionin e rëndësishëm të mbajtjes së asfaltit në temperaturë të përpunueshme dhe rigjenerimin e asfaltit të ftohtë si shkak i mos përdorimit të tij ose për shkak të temperaturave të ulëta. Hotbox kanë një kapacitet ngarkese prej 2 ose 4 ton dhe mund të furnizohen me Naftë ose Gaz Propan.
– Ricikluesi i Asfaltit KM T-2: Ricikluesi i asfaltit T-2 është në gjendje të prodhojë asfalt të ri nga materiali i riciklueshëm, qoftë asfalt i grimcuar ose i copëzuar. Përdorimi i KM T-2 lejon që të sigurohet një asfalt i përkryer i punueshëm që përputhet me standartet, me një reduktim të kostos të barabartë me ¼ e kostos së prodhimit të asfaltit në impiant.
– Makina e riparimit të të çarave: Makina Crack Jet II dhe MA-10 duhet të përdoren së bashku për të riparuar plasaritje dhe çarje rrugësh. E para ka një presion të lartë ajri i cili përveç pastrimit të asfaltit nga copëzat dhe mbeturinat, than lagështinë e pranishme dhe nxeh skajet e çara deri në 200 ° C. Kjo nxehje është me rëndësi thelbësore për hedhjen e mastikimit polimerik bituminoz të kryer nga MA-10, duke lejuar që shtresa e gomës të aderojë në mënyrë të përkryer për të mbyllur përgjithmonë të çarat.