Kontenitori dhe Rigjeneruesi HotBox i Asfaltit

Rigjenerues Asfalti makineri inovative

Ruajtja dhe mbajtja e asfaltit në temperaturë të punueshme nuk do të jetë më një problem me Kontenitorin dhe Rigjeneruesin HOTBOX të asfaltit.

Ka ndodhur shpesh herë me kompanitë e rrugëve për tu ndeshur me asfalt të ri që ftohet shpejtë (dhe për këtë arsye nuk është më i punueshëm apo i realizueshëm) për shkak të kohës së gjatë të punës dhe/ose temperaturave të ulëta.

Bëhet fjalë për një material i cili konsiderohet mbetje dhe për këtë arsye është subjekt i deponimit: megjithatë e gjitha kjo, është vetëm një humbje në para e burime dhe kontribuon në ndotje.

riparime kur impianet janë të mbylluraRigjeneruesi Hot Box i asfaltit paraqet zgjidhjen e këtij problemi aktual: në fakt, kjo makineri inovative është në gjendje të mbajë asfaltin në temperaturë të punueshme deri në tre ditë – duke e konservuar asfaltin në të njëjtën temperaturë siç prodhohet në impiant – rigjeneron në shumë pak kohë dhe në mënyrë krejtësisht të pavarur, asfaltin e ri të ftohur për shkak të temperaturave të ulëta.

Krahasuar me modelet ekzistente në treg, me përmasa të mëdha dhe që mbajnë nxehtësinë brenda në sajë të një mekanizmi oleodinamik, rigjeneruesit Hot Box të TS Asfalti janë më kompakt dhe mbështeten në parime termodinamike dhe aerostatike me qëllim ruajtjen e asfaltit në një temperaturë, që përkthehet në kursime të konsiderueshme përsa i përket konsumit. Kur termostati në pjesën e brendshme të Hot Box lexon një temperaturë më të ulët se 5/6 gradë, makineria ndizet automatikisht duke siguruar ndryshim të sistemit, i cili sjell asfaltin në 175°C (ose në temperaturën paraardhëse). Në sajë të izolimit të përsosur të hapsirës për asfaltin dhe funksionit të termostatit, konsumi i makinerisë është rreth 500ml karburant (naftë ose gaz propan) për çdo orë të ndezjes së makinerisë: nëse asfalti do të mbetet i ngrohtë falë izolimit dhe qarkullimit të ajrit të nxehtë në hapsirën e brendshme, Hot Box nuk do të konsumojë karburant.

izolimit të përsosurPor risitë nuk përfundojnë këtu! Për të pasur asfalt të nxehtë pa u varur domosdoshmërisht nga një impiant, do të mjaftojë të blini asfaltin e prodhuar, ta formoni atë në “blloqe”, ta lini të ftohet dhe ta ruani atë në magazinë. Kur ju duhet të keni asfalt të nxehtë për punë, madje edhe sasi të vogla kryesisht në dimër për sisteme të mbyllura, vetëm futni “bllokun” e asfaltit të ftohtë që është ruajtur më parë në Hot Box dhe ai do ta kthejë konglomeratin bituminoz në konsistencën dhe temperaturën origjinale në më pak se 8 orë!
konglomeratin bituminoz

Këto janë përparësitë kryesore të Rigjeneruesit Hot Box:

  • Mbajtja e asfaltit në temperaturë të punueshme deri në 3 ditë rresht;
  • Rikuperohet Asfalti i ri tashmë i ftohtë;
  • Keni mundësinë për të kryer riparime edhe kur impianet janë të mbyllura;
  • Kursime të menjëhershme;
  • Nuk do të hidhet më asfalt i ri i ftohtë: mjafton ta rigjeneroni atë!

 

Për më shumë informacione mos hezitoni të na kontaktoni.
Dott. Francesco Saggio Tambone
Postuar nga Migena Binjaku
Tel: +355 698009222
e-Mail: info@betconstructions.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *