B&T Constructions Sh.p.k. ka lindur falë iniciativës së dy partnerëve, të cilët rezultojnë të jenë profesionistë në fushat përkatësisht siç janë ato të ndërtimit dhe të asflatit. Në mënyrë specifike i referohet zbatimit të projektit i cili përfaqësohet nga Z. Antonino Sciuto për firmën TSAsfalti S.r.l. e cila ka si aktivitet import/export-in e makinerive të riciklimit të asfalit si dhe nga Geom. Bruno Di Palma i cili është përfaqësuesi ligjor i firmës C.I.E.M. S.r.l. e cila ka si aktivitet ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit infrastrukturor.
Antonino Sciuto është i specializuar në fushën e asfaltit me eksperiencë për më shumë se njëzet vjet në këtë fushë, i cili ka dhënë mundësinë e realizimit të disa veprave në fushën e infrastrukturës rrugore. Aktualisht është përfaqësuesi i firmës TSAsfalti S.r.l. dhe ka si detyrë reklamimin dhe shpërndarjen e makinerive moderne për mirëmbajtjen e rrugëve.
Geom. Bruno Di Palma ndër vite ka përfituar eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe mirëmbajtjes të impanteve elektrike, fotovaltaike dhe telekomunikacionit, dhe mbi të gjitha në mirëmbajtjen e rrjetit nëntokësor: rrjetit elektrik, telefonik, hidraulik, kanalizimeve dhe atij të gazit.
Kompania B&T Constructions ka si qëllim fuqizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Nga analiza që i është bërë sektorit ka dalë në pah nevoja e krijimit të një infrastrukture rrugore në planin kombëtar, rajonal dhe europian. Përmisimi i rrjetit rrugor kombëtar dhe modernizmi i infrastrukturës ekzituese është objektivi primar i firmës sonë. Gjithashtu përvec realizimit të infrastrukturës rrugore, B&T Constructions do të mundësojë dhe përdorimin e makinerive te fjalës së fundit për mirëmbajtjen e asfaltit rrugor, ku parashikohet rigjenerimi dhe ripërdorimi i asfaltit të dëmtuar.
Zgjidhja e dhënë nga ana jonë është një risi, e cila ofrohet vetëm nga kompanitë më të mira në Europë duke bërë të mundur edhe kursimin e tarifës së depozitimit të mbetjeve meqënëse parashikohet rigjnerimi i asfaltit ekzistues me anë të metodës Caldo-Caldo.