August 6, 2018

Konstruksion dhe Ristrukturim

Tregu i synuar i kompanisë i referohet sektorit të ndërtimit, mirëmbajtjes dhe ristrukturimit të asfaltit dhe ndërhyrjeve në rrjete që kanë të nevojshme lëvizjen në “gomë”, “hekur” dhe “ajër”. Në vija më të thjeshtësuara i referohemi rrugëve, pavarësisht shkallës së rëndësisë së tyre, autostradat, duke përfshirë edhe ndërhyrjet në trotuare të veçanta. Makineritë do të përdoren në punimet e parashikuara nga kategoritë e produktit: OG3, OG6, OS1, OS26.

OG 3: RRUGËT, AUTOSTRADAT, URAT, URAT LIDHËSE, HEKURUDHAT, LINJAT E TRAMVAJËS, METROPOLITANE, PISTAT E AEROPORTIT DHE PUNIME PLOTËSUESE TË NGJASHME
Ka të bëjë me ndërtimin, mirëmbajtjen, ristrukturimin dhe ndërhyrjen në rrjete që kanë të nevojshme lëvizjen në “gomë”, “hekur” dhe “ajër” pavarësisht shkallës së rëndësisë së tyre, që përfshinë të gjitha llojet e punëve, plotësuese ose aksesore dhe me një natyrë tipike, të hekurudhave përkatëse, si dhe të gjitha sistemet automatike, elektro-mekanike, elektrike, telefonike, elektronike dhe të nevojshme për makineri elektrike për të siguruar një shërbim të mirë për përdoruesit në aspektin e përdorimit, informimit, sigurisë dhe asistencës. Përfshin në mënyrë të thjeshtësuar rrugët, cilado qoftë shkalla erëndësisë së tyre, autostradat, duke përfshirë ndërhyrje specifike të tilla si rrugë të veçanta, tunele artificiale, parkingje nëntokësore, punimenë shkëmbinj, argjinaturë, hekurudhat kombëtare dhe lokale, metropolitane, teleferik dhe linjat e tramvajit e çdo funksioni teknik, pistat e avionëve dhe helikopterëve, stacioneve, punime me materiale të veçanta, natyrore dhe artificiale, ura, gjithashtu të karakteristikave komplekse teknike, në hekur, beton të thjeshtë ose para-kompresuara, të parafabrikuara ose të hedhura në vendin e punës.

OG 6: UJËSJELLËS, GAZSJELLËS, PUNIME UJITJEJE DHE EVAKUIMI
Ka të bëjë me sektorin e ndërtimit, mirëmbajtjes, ristrukturimit dhe ndërhyrjes në rrjete që kanë të nevojshëm zbatimin e “shërbimit të integruar hidrik” për t’i transportuar në pika shfrytëzimi në gjendje të lëngët ose të gaztë, që përfshinë të gjitha llojet e punëve, plotësuese ose aksesore dhe me një natyrë tipike, të gjitha sistemeve e nevojshme për të siguruar një shërbim të mirë për përdoruesit në aspektin e përdorimit, operimit, informacionit, sigurisë dhe asistencës për funksionimin normal. Përfshin në mënyrë të thjeshtësuar punimet e ujësjellësit, furnizimit me ujë të pijshëm , kullat piezometrike, sistemet e ngritjes, rezervuarët nëntokësorë ose të ngritur, rrjeti i shpërndarjes për përdoruesit final, furnizimi dhe instalimi i tubave, kanalizimetprej çfarëdo materiali, trajtimi i ujërave të zeza para futjes së tyre në ciklin natyror, gazsjellësat.

OG 10: SISTEMET E TRANSFORMIMIT TË TENSIONIT TË LARTË/TË MESËM DHE SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE NË ENERGJI ALTERNATIVE DHE TË VAZHDUESHME, NDRIÇIME PUBLIKE
Ka të bëjë me sektorin e ndërtimit, mirëmbajtjes, ristrukturimit dhe ndërhyrjes në rrjete që kanë të nevojshëm zbatimin e shpërndarjes së tensionit të lartë/të mesëm dhe për transformimin dhe shpërndarjen e tensionit të ulët tek përduruesi final i energjisë elektrike, përfshinë të gjitha llojet e punëve, plotësuese ose aksesore dhe të ndërtimit, mirëmbajtjes dhe rinovimit të sistemeve të ndriçimit publik, që do të ndërtohen jashtë ndërtesave. Përfshin në mënyrë të thjeshtësuarçentralet e energjisë dhe kabinat e transformatorëve, shtyllat e nevojshme për transportimin dhe shpërndarjen e çdo tensioni, furnizimin dhe instalimin e kabllove elektrike për çdo numër fazash në shtylla ose nëntokë, furnizim dhe instalim të kanaleve të pajisura me kabllo të tensionit dhe sistemeve të ndriçimit publik në porte, rrugë, tunele, autostrada dhe zona parkimi.

OS 1: PUNIME NË TOKË
Ka të bëjë me gërmimin, restaurimin dhe modifikimin e vëllimeve të tokës, të bëra me çfarëdo mjeti dhe çfarëdo natyre të terrenit që do të gërmohet ose restaurohet: zhavorri, bujqësore, shkëmbore, balte, rëre.

OS 24: GJELBËRIMI DHE ZHVILLIMI URBAN
Ka të bëjë me sektorin e mirëmbajtjes, ristrukturimit dhe ndërhyrjes në rrjete, të cilat nuk kanë sisteme teknologjike, që janë të nevojshme për të mundësuar përdorimin më të mirë të qytetit si dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e zonave të gjelbra urbane. Përfshin në mënyrë të thjeshtësuar fushat sportive, kënde lojrash, sistemim peizazhesh, zona të gjelbra, gardhe.

OS 25: GËRMIME ARKEOLOGJIKE
Ka të bëjë me gërmimet arkeologjike dhe aktivitete të tilla të ngjashme.

OS 26: DYSHEME DHE STRUKTURA TË VEÇANTA
Ka të bëjë me ndërtimin, mirëmbajtjen ose rinovimin e dyshemeve të bëra nga materiale të veçanta, natyrore ose artificiale, pasi ato i nënshtrohen ngarkesave dhe shtresave të konsiderueshme siç janë, për shembull, ato të pistave të aeroportit.