“ NJË GJENI HAP RRUGËT, NJË FRYMË E MIRË I PËRSHTAT DHE I ZBUKURON ATO ”

Misioni

Fokusi i B&T Constructions është i bazuar në këto aktivitete
Go to FUQIZIMI I INFRASTRUKTURËS EKZISTUESE

FUQIZIMI I INFRASTRUKTURËS EKZISTUESE

Që në kohët e lashta, njerëzimi ka shfrytëzuar rrugët, urat, lumenjtë dhe detet për të arritur skajet me të largëta të Tokës.

Go to PËRHAPJA E SISITEMEVE TË ZHVILLUARA

PËRHAPJA E SISITEMEVE TË ZHVILLUARA

Teknologjia zhvillohet me kalimin e kohës dhe mundësia e dhëniessë zgjidhjeve me anë të teknologjisë së përparuar nasiguron kursimin në kohë dhe në para.

Go to PROMOVIMI I SISTEMEVE TE QËNDRUESHME EKOLOGJIKE

PROMOVIMI I SISTEMEVE TE QËNDRUESHME EKOLOGJIKE

Toka na përket të gjithëve dhe kujdesi ndaj saj ështe një detyrim i secilit prej nesh. Investojmë në makineri të cilat promovojnë riciklimin dhe rigjenerimin e materialeve të cilat konsiderohen mbeturina.

Go to KRIJIMI I THEMELEVE TË QËNDRUESHME PËR GJENERATAT E ARDHSHME

KRIJIMI I THEMELEVE TË QËNDRUESHME PËR GJENERATAT E ARDHSHME

Cilësia dhe profesionalizmi që ofrojmë na mundëson të realizojmë shërbime të cilat zgjasin në kohë, falë përkushtimit dhe investimeve të shumta të realizuara nga ana e stafit të kompanisë sonë.

Për informacion të mëtejshëm dhe preventivë mos hezitoni të na kontaktoni.

Kush Jemi

Shoqëria jonë ka lindur falë frymës sipërmarrëse të dy profesionistëve në fushat përkatësisht siç janë ato të ndërtimit dhe të asflatit.
Përvoja dhe profesionali-zmi janë sinonim i cilësisë dhe sigurisë.

B&T Constructions Sh.p.k. ka lindur falë iniciativës së dy partnerëve, të cilët rezultojnë të jenë profesionistë në fushat përkatësisht siç janë ato të ndërtimit dhe të asflatit. Në mënyrë specifike i referohet zbatimit të projektit i cili përfaqësohet nga Z. Antonino Sciuto për firmën TSAsfalti S.r.l. e cila ka si aktivitet import/export-in e makinerive të riciklimit të asfalit si dhe nga Geom. Bruno Di Palma i cili është përfaqësuesi ligjor i firmës C.I.E.M. S.r.l. e cila ka si aktivitet ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit infrastrukturor. Z. Antonino Sciuto është i specializuar në fushën e asfaltit me eksperiencë për më shumë se njëzet vjet në këtë fushë, i cili ka dhënë mundësinë e realizimit të disa veprave në fushën e infrastrukturës rrugore. Aktualisht është përfaqësuesi i firmës TSAsfalti S.r.l. dhe ka si detyrë reklamimin dhe shpërndarjen e makinerive moderne për mirëmbajtjen e rrugëve. Geom. Bruno Di Palma ndër vite ka përfituar eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe mirëmbajtjes të impanteve elektrike, fotovaltaike dhe telekomunikacionit, dhe mbi të gjitha në mirëmbajtjen e rrjetit nëntokësor: rrjetit elektrik, telefonik, hidraulik, kanalizimeve dhe atij të gazit.

  • Përvoja e akumuluar gjatë viteve ka bërë të mundur formulimin e një bagazhi të konsiderueshëm. Por ne nuk ndalojmë kurrë së mësuari!

  • Tipari kryesor i kompanisë sonë konsiston në ofrimin e shërbimeve të cilat plotësojnë të gjitha nevojat e klientëve.

  • Investimet e bëra nga kompania e lejojnë atë të kryejë aktivitete për të cilat është përgjegjëse me autonomi të plotë.

  • Makineritë e përdorura nga B&T Constructions janë në gjendje të riciklojnë 100% materiale të tilla si asfalti dhe asphalti i copëzuar.

Për informacion të mëtejshëm dhe preventivë mos hezitoni të na kontaktoni.